”Historia e politike e Ballukut është mbyllur”, Këlliçi: Aferat u vërtetuan dhe ende gjen forcën të gënjejë hapur

”Historia e politike e Ballukut është mbyllur”, Këlliçi: Aferat u vërtetuan dhe ende gjen forcën të gënjejë hapur

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi kritikoi deklaratat e Ballukut, duke thënë se zyrtarët e qeverisë përpiqen të justifikojnë veten edhe kur sipas tij aferat korruptive janë bërë publike. ”Sot pamë edhe një herë që këta nuk janë socialistë, por specialistë. Edhe kur janë vërtetuar aferat korruptive, prapë këta specialistë e gjejnë forcën të gënjejnë publikisht në këtë mënyrë dhe në këtë nivel”, u shpreh Këlliçi. Sipas deputetit demokrat, në vend që të merrte përgjegjësi morale dhe ligjore, Balluku zgjodhi të mbajë qëndrime publike për ligjin dhe shtetin, gjë që ai e cilësoi të papranueshme. ”Në vend që të merrte përgjegjësinë morale dhe ligjore, është e turpshme të shohim një zyrtar të akuzuar të mbajë moral për ligjin dhe shtetin”, deklaroi ai. Nga ana tjetër Këlliçi...