Hetimet për Koncesionin e Shëndetësisë, Klodian Allajbeu paraqitet në SPAK
TIRANË-BPronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me hetimet që po zhvillohen për koncesionet në fushën e shëndetësisë. Pak javë më parë, SPAK dhe BKH kanë kryer sekuestrime në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut dhe kontrolle te Spitali Amerikan. Hetuesit sekuestruan pajisje të shumta elektronike si dhe telefonin personal të drejtuesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.
Burimi:
zeri.ai