Hetimet për AKSHI-n/ SPAK sekuestroi telefonat, kërkesa e zyrtares së Policisë rrëzohet në Gjykatën e Lartë

Hetimet për AKSHI-n/ SPAK sekuestroi telefonat, kërkesa e zyrtares së Policisë rrëzohet në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjanës, zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit e cila kërkonte kthimin e aparateve celulare të cilët janë sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t.Gjana, pasi u refuzua nga Apeli, që vendosi t’i ktheheshin vetëm telefonat e fëmijëve, iu drejtua Gjykatës së Lartë për kthimin e sendeve të sekuestruara. SPAK po në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e zyrtares pasi sipas të dhënave, bashkëshorti i saj rezulton të ishte shofer i biznesmenit Ergys Agasi. Bëhet fjalë për shtetasin Renato Hristic që po ashtu është nën hetim nga struktura e posaçme.Për këtë çështje, masa sigurie janë vendosur ndaj 7 personave, mes tyre ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi, ndërsa...