Hetimet e SPAK dhe ankesat fusin në kaos sistemin e prokurimeve, në 2025 u bllokuan 327 milionë euro tendera

Hetimet e SPAK dhe ankesat fusin në kaos sistemin e prokurimeve, në 2025 u bllokuan 327 milionë euro tendera

Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri ka kaluar një vit të trazuar përgjatë vitit 2025, i shënjuar jo vetëm nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), por edhe nga një numër i lartë ankesash dhe bllokimesh financiare në Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas një raporti ekskluziv të këtij institucioni siguruar nga “VNA”, pjesë të të cilit u publikuan edhe dje, vlera totale e tenderave për të cilat operatorët ekonomikë kanë paraqitur ankesa dhe që janë pranuar si të drejta nga komisioni ka arritur shifrën marramendëse prej 327.3 milionë eurosh (33.7 miliardë lekë pa TVSH). Kjo vlerë përfaqëson “fondin limit” për të cilin është vendosur pranim i ankesës, çka do të thotë se procedura të rëndësishme prokurimi janë detyruar të pezullohen, korrigjohen ose anulohen, duke sjellë...