Heroi i ditës/ I riu tregon se si shpëtoi 14 vjeçaren nga vetëvr’asja: E kapa nga duart…

Heroi i ditës/ I riu tregon se si shpëtoi 14 vjeçaren nga vetëvr’asja: E kapa nga duart…

Falë ndërhyrjes së një të riu është arritur të shmanget një ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës. Ai ka shpëtuar duke kapur nga duart në momentin e fundit një adoleshente e cila po tentonte t’i jepte fund jetës. Niko ka folur për Euronews Albania ndërsa shtoi se para dy ditësh adoleshentja donte të plagoste me thikë të motrën. I pyetur në lidhje me problematikat që kanë të rejat, ai theksoi se babai i tyre ndodhet aktualisht në burg. “E kapa nga duart në momentin e fundit. Mora të ëmën në telefon që të vinte ndonjëri ta shpëtonte se gjynah se deshte te hidhej nga kati i tretë”, tha ai. Policia është në vendngjarje dhe situata është nën kontroll. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse.