Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar dhe dyshohet që shkak të jetë sërish ushqimi katering i SORI-AL. Mësohet se rreth 31 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë që janë dërguar për ndihmë mjekësore te ‘Infektivi’ i QSUT-së. Mësohet se menuja e tyre e darkës ka përfshirë pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë. Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh, ndërsa policia dhe AMP kanë nisur hetimet. AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike. Edhe kursantëve u janë bërë...