Helmohen 36 studentë të Akademisë së Policisë, dy shtohen në spital, shkak bëhet ushqimi

Helmohen 36 studentë të Akademisë së Policisë, dy shtohen në spital, shkak bëhet ushqimi

36 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë. Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe aktualisht vetëm dy janë shtruar, ndërsa pjesa tjetër janë larguar. Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa kanë nisur verifikimet specialistët e Institutit të Shëndetit Publik dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Top Channel