Helmimi në Akademinë e Policisë, ja çfarë konsuamuan studentët. Analizohen perimet dhe ushqimet e drekës

Helmimi në Akademinë e Policisë, ja çfarë konsuamuan studentët. Analizohen perimet dhe ushqimet e drekës

Një nga studentet e Akademisë së Policisë është rikthyer në spital pas helmimit, ku u prekën total 56 studentë. Në menunë e drekës ka pasur sallatë perimesh të ziera si brokol, lulelakër dhe karotë, ndërsa dyshohet se helmimi mund te këtë ardhur si pasojë e perimeve. Po ashtu në menu ka pasur: makarona/ pilaf me karotë; gjellë me patate/ tavë; mish racion; biskotë; banane dhe bukë. Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU. Për 24 orët e fundit ruhet çdo mostër ushqimi. Top Channel