Helmimi i studentëve të Akademisë së Policisë, reagon AKU: Po bëhen verifikime laboratorike
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Policisë. Sipas tyre janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë. Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme. AKU njofton nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë. Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe...
Burimi:
top-channel.tv