Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Policisë, arrestohet teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering, shpallet në kërkim administratorja
Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja. Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, dy shtohen në spital, shkak bëhet ushqimi “Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast: -arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe...
Burimi:
top-channel.tv