Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme

Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pritet të gjykojë në salla të rimobiluara sipas modelit amerikan. Të shtunën është hapur prokurimi mbi kufirin e lartë monetar për mobilimin e 4 sallave gjyqi të GJKKO-së me fond limit deri në gati 300 mijë euro (konkretisht 299,688 euro), procedurë e cila mbyllet më 16 shkurt. Në tender janë të përcaktuara specifikimet teknike ku kërkohet që ofertuesi të zbatojë marrëveshjen e punimeve brenda dy muajve. Me një projekt arkitektonik të arkitektes Rajmonda Mydinllari është menduar që veshja e mureve të mos jetë me suvatim por me material dru lisi masiv kryesisht deri në tavan dhe lyerja e paneleve drusor të ketë shkëlqim 30%. Edhe montimi është i përshkruar në detaje se si duhet të jetë,...