Hakeruan sistemin  e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët

SPAK ka përfunduar hetimet lidhur me hakerimin e sistemeve të saj informatike dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë tre të pandehur, mes tyre ish-drejtorin e burgjeve Agim Ismaili. Kështu, Arnold Rrokaj, i cili ndodhet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, akuzohet për veprat penale “hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai përballet gjithashtu me akuzat për “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 192/b, 293/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Zambak Gjoni, gjithashtu i arrestuar, akuzohet për “përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike” dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar...