Hakeruan kompjuterët e SPAK, Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

Hakeruan kompjuterët e SPAK, Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, ish kreu i Burgjeve. Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;  Zambak Gjoni i hetuar me masën e sigurimit “Arrest...