Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Hajduti që kryen tre grabitje brenda tre orëve!
Pasditen e sotme një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë-Krujë në një pikë karburanti. Sipas burimeve një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Sipas burimeve policore dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve. Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë , ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Nè afèrsi tè Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetè drejtimin e makinës ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin. Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros...