“Gripi i stinës, agresiv tek fëmijët”, mjekët apel qytetarëve: Nënvarianti i ri po shfaqet në disa…

“Gripi i stinës, agresiv tek fëmijët”, mjekët apel qytetarëve: Nënvarianti i ri po shfaqet në disa…

Gripi po shfaqet agresiv tek fëmijët në këtë periudhë. Temperatura e lartë, rezistente dhe që zgjat në kohë, po karakterizon viruset në qarkullim. Rëndimi i gjendjes shëndetësore ka bërë që, sipas mjekëve, shumë fëmijë të kenë nevojë për trajtim në spital. “Bën përshtypje tek rastet me influenza A një temperaturë e lartë prej ditësh, 39-40 gradë Celsius, që bëhet shumë shqetësuese për prindërit, natyrisht që vijnë në urgjencë dhe të shqetësuar për të ulur temperaturën, e cila mund të vazhdojë për ditë me radhë. Shpesh herë, në analizat e gjakut dhe ato biokimike që janë bërë dhe këtu në QSUT, ka rezultuar me prova të mëlçisë pak të rritura. Shpesh dhe me diarre dhe të vjella, mosushqyerje prej ditësh që mund të shqetësojë prindërit, deri...