Grabitje në Shkodër/ U fut me një çekiç në pikën e dhënies së kredive dhe mori paratë, në kërkim autori ende i pa identifikuar

Grabitje në Shkodër/ U fut me një çekiç në pikën e dhënies së kredive dhe mori paratë, në kërkim autori ende i pa identifikuar

Foto ilustruese SHKODËR- Një grabitje ka ndodhur në mes të ditës në Shkodër, në lagjen "Vojo Kushi". Raportohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës me një çekiç në dorë dhe nën kërcënimin e tij ka arritur të marrë një shumë monetare. Menjëherë pas grabitje, autori ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja ndërsa policia po vijon kontrollet në zonë për kapjen e tij.  Njoftimi: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës, me një mjet të fortë (çekiç) në dorë dhe, nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes...