Grabitja me armë zjarri/ Zbardhet itinerari, autori tentoi të shkelmonte derën, mori paratë me nxitim dhe…(VIDEO)
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e autorit të grabitjes së armatosur që ndodhi sot në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord” në Tiranë. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë duke kërcënuar punonjësen me një armë zjarri, siç duket edhe në pamjet e publikuara. Ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari. 42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen arma e...
Burimi:
sot.com.al