Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga forcat e rendit, ka humbur jetën teksa po arratisej nga një vilë në zonën e Gorellos, në Arezzo, Itali, ku kishte hyrë për të vjedhur së bashku me dy bashkëpunëtorë. Viktima është identifikuar si 46-vjeçari Arben.K, me origjinë nga rajoni i Lazios. Identifikimi u bë nga karabinierët, pasi ai kishte me vete dokumentet e identitetit. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Arezzos, ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë shoku hemorragjik si pasojë e humbjes së madhe të gjakut. Gjatë arratisjes, ai ka kapërcyer një tarracim toke dhe ka mbetur i shpuar në këmbë nga një kunj hekuri i një gardhi të vendosur përgjatë një përroi...
Burimi:
gijotina.com