Grabitja e Exchange-it në Tiranë, zbulohet shuma e parave që arriti të marrë autori
Autori ende i paidentifikuar, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë, dhe ka arritur të marrë 1.2 milionë lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në një qendër tregtare rrugën “5 Maji”. Autori, ende i paidentifikuar, me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç, është futur brenda pikës së këmbimit dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar nga vend i ngjarjes. Nuk dihet se si autori ka mundur të futet në qendrën tregtare i armatosur, sakaq policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.
Burimi:
kohajone.com