Grabiti një shumë parash në një dyqan, arrestohet 36-vjeçari në Cërrik, procedohet edhe nipi i tij 15-vjeçar
Një 36-vjecar është arrestuar në Cërrik pasi ka grabitur një shumë parash në një dyqan në lagjen nr.2 të qytetit. Blutë bëjnë me dije se shtetasi A. M., 36 vjeç ka rënë në pranga, ndërkohë nipi i tij, 15-vjeçar është proceduar penalisht. Sipas njoftimit të policisë mësohet se 36-vjeçari është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Njoftimi i Policisë: Cërrik/ Vodhën me thyerje një shumë parash në një dyqan në lagjen nr. 2, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga 36-vjeçari, procedohet penalisht nipi i tij i mitur. 36-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Procedohet penalisht vëllai i shtetasit të mitur, pasi dyshohet se ka patur dijeni për vjedhjen dhe nuk ka kallëzuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik,...
Burimi:
sot.com.al