Grabiti bankën i armatosur, Policia jep detajet: Autori vodhi 8 milionë lekë
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga grabitja e djeshme në një bankë të Nivelit të Dytë, ku një 61-vjeçar hyri i armatosur dhe mori një sasi lekësh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi B. Fusha ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga dega e FiBank te ish-parku i autobusëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thotë policia.
Burimi:
kohajone.com