Grabitet pika e këmbimit valutor te “5 Maji”, autori hyri me armë zjarri në qendrën tregtare
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë. Sipas uniformave blu, autori, ende i paidentifikuar ka hyrë në subjekt që ndodhet në një qendër tregtare me armë zjarri (pistoletë) dhe vodhi një shumë parash. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet...
Burimi:
kohajone.com