Grabitet kambana e manastirit 250 vjeçar të ‘Shën Gjergjit’ në Sarandë

Grabitet kambana e manastirit 250 vjeçar të ‘Shën Gjergjit’ në Sarandë

Kambana e manastirit monument kulture i ‘Shën Gjergjit’ në Sarandë është grabitur. Mungesa e kambanës është vënë re përpara 2 ditësh nga kujdestari i manastirit David Dulaj, bën me dije gazetarja e Top Channel Entjola Budo.Manastiri i Shën Gjergjit i ndodhur në një kodër mbi aksit rrugor Sarandë – Ksamil, pranë plazhit të Manastirit, është një objekt 250 vjeçar dhe është ndërtuar mbi themelet e Murit antik të Demës. Top Channel