Goditi shefin në vendin e punës, procedohet punonjësi i Policisë Bashkiakë në Tiranë
Procedohet penalisht një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë pas një konflikti me kolegun e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. S., 34 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin A. Xh., në ambientet e punës“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv