Goditet një rast i kontrabandës në Kapshticë, arrestohet një 42-vjeçar. Sekuestrohen këpucët e sjella nga Greqia

Goditet një rast i kontrabandës në Kapshticë, arrestohet një 42-vjeçar. Sekuestrohen këpucët e sjella nga Greqia

Policia Kufitare në Korçë ka goditur një tjetër rast të kontrabandës në pikën kufitare të Kapshticës, duke vënë në pranga një 42-vjeçar. Gjatë kontrollit të një autobusi që hynte në territorin shqiptar, u konstatuan në bagazhet e shtetasit M. C. mallra të dyshuara kontrabandë, përfshirë këpucë, konfeksione dhe aksesorë të ndryshëm rrobaqepësie, të cilat nuk ishin të deklaruara pranë autoriteteve doganore. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 42-vjeçari, banues në Korçë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. “Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Kapshticë në hyrje të RSH-së, në...