“Gjyqtarët s’duhet të jetojnë me stres financiar”, Cakrani kundër Ramës: Qëndrimi i Ramës rrezikon pavarësinë
Avokati Kujtim Cakrani, në një intervistë televizive, ka komentuar kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj tyre. Sipas Cakranit, gjyqtarët duhet të trajtohen me dinjitet, duke pasur mundësi të mbulojnë shpenzimet që lindin nga detyrat e tyre, si udhëtimet për gjyqe në qytete të ndryshme. “Një gjyqtar nuk duhet të ketë probleme financiare, sepse kjo mund të rrisë rrezikun e korrupsionit,” tha ai. Ai vuri në dukje se krahasimet e kryeministrit mes pagave të gjyqtarëve të posaçëm dhe homologëve të tyre në rajon janë të papërshtatshme. “Nëse Rama krahason pagat e gjyqtarëve të posaçëm, ato janë më të larta edhe se të prokurorëve të antimafias apo gjyqtarëve në Itali. Por ne po flasim për gjyqtarët e gjykatave të...
Burimi:
sot.com.al