Gjyqi për ‘Plumbin e Artë’, në sallë do duhej të ishte edhe Altin Ndoci. Avokati i të arratisurit: Mund të jetë në shtëpi…
U mbajt sot seanca gjyqësore e ‘Plumbit të Artë’ ku është nën akuzë edhe Altin Ndoci, i arratisur prej dy ditësh. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se nuk është paraqitur i penduari Nuredin Dumani, por përfaqësohet nga avokatja. Gjatë apelit të palëve gjykata antikorrupsion konstatoi se janë të pranishëm Enver Diva, Besian Xhixha, të penduarit Skerdi Tase dhe Erjon Alibej, i pandehuri Henrik Hoxhaj, Xhulian Hoxha përfaqësohet nga avokatja, po ashtu Petrit Qoli dhe Agron Qoli të pranishëm, Asllan Plaku prezent. Gjykata tha se Altin Ndoci vërehet se nuk është i pranishëm dhe se drejtoria e përgjithshme ka përcjellë një shkrese në 15 janar. Burgjet thonë se nuk mund ta shoqërojnë pasi nuk ndodhet dhe se është arratisur dhe është person i shpallur...
Burimi:
top-channel.tv