Gjyqi ndaj Veliajt/ Ajola Xoxa dërgon avokatin, mbrojtja: Është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë

Gjyqi ndaj Veliajt/ Ajola Xoxa dërgon avokatin, mbrojtja: Është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë

ajola xoxa TIRANË- Këtë të hënë ka nisur seanca e parë në themel për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 28 biznesmen e kompani të përfshirë në këtë dosje. Siç u raportua edhe më herët, në sallë nuk është i pranishëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, as bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Bashkëshortja e Erion Veliajt ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë. "Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.", ka dekluar avokati.