Gjykatat dhe gjyqtarët janë pa siguri, zv.kryetari Gerd Hoxha: Punohet pa kushte

Gjykatat dhe gjyqtarët janë pa siguri, zv.kryetari Gerd Hoxha: Punohet pa kushte

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po përballet me vështirësi edhe për shkak të mjediseve ku magjistratët zhvillojnë seancat gjyqësore, si dhe nivelit të sigurisë. Zv.kryetari i kësaj gjykate, Gerd Hoxha thotë se niveli i sigurisë lë shumë për të dëshiruar, duke shtuar se gjatë pushimeve javore dhe festave zyrtare, mjediset e gjykatave nuk monitorohen fare nga institucionet ligjzbatuese. “Duam që në çdo kat të ketë një punonjës policie, këtu dhe në gjykatën civile, ose të vijmë në krijimin e një trupe që duhet të jetë nën kompetencat e gjykatës dhe që do të merret me sigurinë. Sa i përket godinave, nevoja është ulëritëse. Pasdite, nga ora 4 deri në mëngjes, këtë godinë e ruan Zoti. Nga e premtja deri të...