Gjykata shqyrtoi sot kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Rama kritika Kushtetueses: Skandal, marrin kompetencat e parlamentit

Gjykata shqyrtoi sot kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Rama kritika Kushtetueses: Skandal, marrin kompetencat e parlamentit

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi të martën kërkesën e Unionit dhe Shoqatës së gjyqtarëve për rritjen e pagave me 700 euro dhe pritet të marrë vendim brenda disa ditëve. Kjo është kërkesa e dytë e gjyqtarëve brenda 3 vitesh për rritje page. Ata kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore, që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit. Kërkesa e gjyqtarëve është kundërshtuar prerë nga kryeministri Edi Rama, i cili në një reagim të fundit, teksa zhvillohej seanca në Gjykatën Kushtetuese, i bëri thirrje kësaj të fundit të mos u japë të drejtë gjyqtarëve, pasi sipas tij, do të kthehej në një turp kombëtar. Kreu i qeverisë thekson se...