Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules. Gjyqtari Abdiu liron gati 50 mln € pasuri

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules. Gjyqtari Abdiu liron gati 50 mln € pasuri

ELMAN ABULE DHE CIFTI BOCI TIRANË- Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato. Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes. Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje...