‘Gjykata lë të lirë 15 protestuesit’, Gjoni: Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike, duke rrëzuar kështu kërkesën e organit të akuzës për masë më të ashpër ndaj disave prej tyre. Prokuroria kishte kërkuar masën “arrest me burg” për 5 prej të ndaluarve dhe “detyrim paraqitje” për 10 të tjerët. Megjithatë, gjykata vendosi që të 15 të ndaluarit të hetohen në gjendje të lirë nën masën e detyrimit për t’u paraqitur. Në një prononcim pas seancës, deputeti i PD Gjin Gjoni i cilësoi arrestimet si një formë represioni ndaj qytetarëve dhe protestuesve të pafajshëm që i janë bashkuar protestës së opozitës. Sipas tij, këto masa represive vetëm sa po e shtojnë numrin e pjesëmarrësve në tubime. Ai deklaroi...
Burimi:
gijotina.com