Gjykata e Shkodrës liron 8 banorët e Rrjollit, por i ndalon të protestojnë për pronat e tyre!
Gjykata e Shkodrës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “detyrim paraqitje” 8 banorët e arrestuar të Baks-Rrjollit. Gjithashtu, atyre u është ndaluar të shkojnë pranë tokave – praktikisht u ndalohet të protestojnë kundër resortit të Bashkim Ulajt. Banorët e tjerë që u mblodhën para Komisariatit të Shkodrës e cilësuan vendimin të padrejtë. Ata akuzojnë Fatmir Shpellzën, ish-zyrtar i kadastrës dhe figurë politike lokale, se ka përfituar pronësinë e rreth 150 hektarëve tokë në Velipojë me dokumente false dhe më pas ia ka shitur botuesit Bashkim Ulaj. Gjatë protestës së 28-shkurtit dhjetëra banorë të fshatit shkodran dhe jo vetëm, thyen xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2” në pronësi të Ulajt, si dhe dëmtuan makinat e kompanisë private të sigurisë, “Breçani Security”,...
Burimi:
gijotina.com