Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, ishte pezulluar nga rektori Artan Hoxha
Prof. Dr. Dorina Hoxha duhet të rikthehet menjëherë në detyrën e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Ky ishte vendimi që Gjykata Administrative mori sot, duke rrëzuar kështu vendimin e paligjshëm të Rektorit Artan Hoxha, për pezullimin nga detyra të drejtueses së FDUT-së. Dekania Hoxha thekson se rëndësia e vendimit të Administratives tejkalon planin personal, dhe përforcon themelet e autonomisë universitare dhe respektimin e shtetit të së drejtës. “Gjykata e ka pranuar ankimin tim, duke njohur paligjshmërinë e vendimit të kundërshtuar. Për mua, ky është një vendim shumë i rëndësishëm, jo vetëm në planin personal, por edhe për mbrojtjen e ligjshmërisë, autonomisë universitare dhe respektimin e shtetit të së drejtës”,- shprehet dekania Hoxha. Konflikti mes Rektorit dhe Dekanes së Drejtësisë nisi më...
Burimi:
sot.com.al