Gjykata Administrative rikthen në detyrë Alban Dokushin si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë: Shkarkimi i Ristanit, i paligjshëm
Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Siç bën me dije Anila Hoxha, Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale. Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme. Ish-Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi, është jurist me përvojë të gjatë në fushën e jurisprudencës dhe ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme në administratën publike, duke u njohur për profesionalizmin dhe integritetin e tij institucional. Ky vendim përbën një tjetër precedent të qartë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe shtetit të së drejtës në administratën...
Burimi:
top-channel.tv