“Gjoka” kursen kripën! Kalimi në Rrugën e Arbrit kthehet në ‘makth’, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal
rruga e arbrit DIBËR- Reshjet e shiut, dhe borës, që kanë rënë në të gjithë vendin kanë shkaktuar problematika me qarkullimin dhe në Rrugën e Arbrit. Që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Raportohet gjithashtu për përplasje mes mjeteve, të shkaktuara nga rrëshqitja në bore, ndërkohë që “Gjoka Konstruksion” nuk ka marrë masa për pastrimin e rrugës. Situata ka qenë problematike si në krahun e Tiranës, ashtu edhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë. Vështirësi në qarkullim janë konstatuar edhe në segmentin nga Ura e Vashës deri në Peshkopi, si dhe në Tunelit...
Burimi:
zeri.ai