GJKKO me stil amerikan, si ndryshojnë ambientet e brendshme të Gjykatës së Posaçme

GJKKO me stil amerikan, si ndryshojnë ambientet e brendshme të Gjykatës së Posaçme

Me punimet e nisura gjatë verës GJKKO është ristrukturuar me salla të reja, përshtatur me stilin amerikan, bazuar nga Gjykata e Kolorados dhe stilit në New York. Që prej 15 shtatorit në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar çështjet gjykohen në salla të modernizuara, ndërsa tashmë është faza e kompletimit të mobilimit. Në Agjencinë e Prokurimeve është hapur tenderi mbi kufirin e lartë monetar për mobilimin e 4 sallave gjyqi të GJKKO-së me fond limit deri në gati 300 mijë euro (konkretisht 299,688 euro), procedurë e cila mbyllet më 16 shkurt. Në tender janë të përcaktuara specifikimet teknike ku kërkohet që ofertuesi të zbatojë marrëveshjen e punimeve brenda dy muajve. Bazuar në një projekt arkitektonik të arkitektes Rajmonda Mydinllari është menduar që...