GJKKO i bllokoi pasaportën, zv.kryeministrja Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë

GJKKO i bllokoi pasaportën, zv.kryeministrja Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Balluku kundërshton vendimin e GJKKO, gjykatë e cila i ka bllokuar pasaportën. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ishte parashikuar të mblidhej ditën e djeshme për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë një vendim për çështjen Balluku. Mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Mbledhja zgjati gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve...