GJKKO e dënoi me 6 muaj burg, Apeli lë në fuqi edhe sekuestrimin e apartamentit të ish- kreut të Kushtetueses
Apeli i GjKKO, ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit 60 m2, të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Konfiskimi i këtij apartamenti u bë më 24 prill 2025, nga shkalla e parë e GjKKO me kërkesë te SPAK.Dedja u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë më 26 qershor 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Dedja ka thënë se ky apartament është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim.Ndërkohë më...
Burimi:
sarandanews.com