GJK për pezullimin e Ballukut, çfarë menduan unanimisht gjyqtarët dhe në cilat argumenta u ndanë 4 me 4
Gjykata Kushtetuese ka marrë mbrëmjen e kësaj të premteje, vendimin për çështjen e konfliktit të kompetencës mes Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe SPAK nga ana tjetër, lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Vendimi i Gjykatës është marrë pas një procesi diskutimesh të ndara në disa nivele, ku trupa kushtetuese nuk ka pasur qëndrim të njëjtë mbi thelbin e çështjes. Çfarë vendosi unanimisht? Fillimisht, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar njëzëri se: Imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 e Kushtetutës, në lidhje me nenin 73 për imunitetin e deputetëve. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit nuk përfshihet garancia e parashikuar në...
Burimi:
sot.com.al