“Gjithçka u shkatërrua”/ Banorët e Arapajt në Roskovec pas përmbytjeve: Dy herë nën ujë brenda 15 ditësh

“Gjithçka u shkatërrua”/ Banorët e Arapajt në Roskovec pas përmbytjeve: Dy herë nën ujë brenda 15 ditësh

Fshati Arapaj në bashkinë e Roskovecit ishte një ndër më të goditurit nga vërshimi i lumit Seman. Dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit për ditë me radhë, duke dëmtuar rëndë të mbjellat dhe serat e banorëve të zonës. “Ne sapo kishim nisur prodhimin dhe shitjen, kur erdhën vërshimet. Gjithçka u përmbys dhe u detyruam ta hedhim të gjithë prodhimin poshtë”, shprehet qytetari. Banorët thonë se kjo ishte përmbytja e dytë brenda 15 ditësh, ndërsa uji qëndroi në toka dhe sera për më shumë se 2 javë. Banorët thonë se deri më tani asnjë institucion nuk ka shkuar në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara. Fermerët theksojnë se bujqësia dhe serat janë e vetmja burim jetese për ta dhe se mungesa...