Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

Gjirokastra është përfshirë nga një situatë e rënduar si pasojë e motit ekstrem dhe reshjeve intensive të shiut, të cilat sipas autoriteteve vendore janë ndër më të fortat e regjistruara ndonjëherë në qytet. Si pasojë, në disa prej lagjeve të poshtme janë regjistruar vërshime inertesh dhe dëme materiale të konsiderueshme. Kryebashkiaku i Gjirokastrës ka reaguar përmes një mesazhi publik, duke bërë të ditur se të gjitha strukturat bashkiake, mjetet dhe punonjësit janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për përballimin e situatës dhe normalizimin e gjendjes. “Fatmirësisht nuk kemi asnjë pasojë në jetë njerëzish, por vetëm dëme materiale në disa banesa, biznese dhe automjete,” – thekson kryebashkiaku, duke shtuar se puna do të vijojë pa ndalim gjatë gjithë natës dhe ditën e nesërme. Ai...