Gjirokastra do “aeroport”/ Fusha ajrore, alternativë më e lirë se aeroporti i ri, por kërkon investime për standardet

Gjirokastra do “aeroport”/ Fusha ajrore, alternativë më e lirë se aeroporti i ri, por kërkon investime për standardet

Gjirokastra rikthehet në vëmendje si një pikë me potencial real për zhvillimin e aviacionit civil në jug të vendit. Fusha ekzistuese e aviacionit, e njohur prej vitesh për aktivitetet ajrore që janë zhvilluar aty, nga fluturimet sportive deri te evente të ndryshme demonstrative, konsiderohet një bazë e gatshme që kërkon ndërhyrje të mëtejshme për t’u kthyer në funksionale në standarde bashkëkohore. Aktualisht, infrastruktura kërkon investime konkrete, duke nisur nga mirëmbajtja e barit, rrethimi i plotë i pistës dhe vijëzimi i saj sipas kritereve të sigurisë ajrore. Megjithatë, fakti që kjo hapësirë ka pritur më herët aktivitete ajrore, tregon se ajo ka potencial të provuar dhe mund të rikthehet lehtësisht në përdorim me ndërhyrje të kufizuara. Në një kohë kur shpesh është diskutuar për ndërtimin e...