Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua
Policia ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar nga Tirana, i dyshuar për mashtrim në lidhje me marrjen e një automjeti. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi automjetin duke e mashtruar me pretendimin se do ta blinte. Pas marrjes së automjetit, 35-vjeçari dyshohet se nuk ka përmbushur marrëveshjen dhe është larguar, duke çuar në denoncimin e rastit në polici. Strukturat e policisë po punojnë për kapjen e tij, ndërsa paralelisht vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Burimi:
argjiroja.net