GJEST i rrallë! Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës
qytetari SARANDË- Një gjest përgjegjshmërie është regjistruar në Sarandë. Një qytetar ka dorëzuar në polici një çantë të humbur që përmbante një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale. Sipas autoriteve, R.SH., sapo ka gjetur çantën e humbur është paraqitur në Polici për ta dorëzuar atë. Në çantë ndodheshin dokumentet personale të një ukrainase me inicialet L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 000 dollarësh. Bëhet me dije se Policia identifikoi dhe kontaktoi ukrainasen, së cilës iu dorëzuan dokumentet dhe shuma e parave. Gjesti i qytetarit u vlerësua nga Policia e Shtetit, e cila e cilësoi këtë si një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë qytetare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë për forcimin e sigurisë dhe besimit në komunitet./ZËRI
Burimi:
zeri.ai