Gjeopolitika sipas shqiptarit

Gjeopolitika sipas shqiptarit

NGA BRENTON KOTORRI Në mjedisin tonë publik, ku fjala shpesh humbet peshën e saj nën breshërinë e opinioneve të pafiltruara, gjeopolitika është shndërruar në një lloj “toke të askujt”, ku secili mund të ngulë flamurin e tij të kompetencës pa pasur nevojë për pasaportë intelektuale. Vërehet një dukuri shqetësuese: transformimi i analizës strategjike në një bisedë rëndomtë kafeneje, ku fatet e kombeve trajtohen me të njëjtën lehtësi si rezultatet e ndeshjeve të futbollit. Ky fenomen nuk është thjesht një shenjë e pasionit për ngjarjet globale, por një simptomë e një krize më të thellë të mendimit kritik dhe rreptësisë metodologjike. Shqiptari i sotëm, i gjendur në udhëkryqin e informacioneve fragmentare, shpesh zgjedh ose rrugën e analizës sipërfaqësore e cila nuk i shërben asnjë kauze përveçse...