Gjendet një predhë e pa shpërthyer në Gjirokastër, policia dhe FA në vendngjarje
Gjendet një predhë e pa shpërthyer në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Subashit në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se ka qenë një bari i fshatit Labovë që ka zbuluar rastësisht një predhë luftarake anës rrugës. Menjëherë ai ka njoftuar Policinë e Gjirokastrës e cila më vonë kërkoi asistencën e FA për t’a evaduar. Mendohet se predha i përket arsenalit të municioneve luftarake nga depot e shpërthyera në vitin 1997. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv