Gjendet një kilogram heroinë në kryeqytet, e kishin fshehur në makinë, arrestohen dy persona
Një kilogramë kokainë është zbuluar në kryeqytet, i fshehur në një makinë, e cila do të shpërndahej. Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”, teksa në pranga u vunë 2 persona. “Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në rrugën “Prokop Mina”. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë....
Burimi:
top-channel.tv