Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës një 81-vjeçar italian, detajet e para

Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës një 81-vjeçar italian, detajet e para

Një 81-vjeçar italian është gjendur pa shenja jete në Durrës mëngjesin e së shtunës. Sipas njoftimit policisë rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Top Channel