Gjenden 160 predha të paplasura nga Lufta II Botërore në Vlorë, forcat xhenio operacion për heqjen e tyre
Predhat në Selenicë VLORË- Në fshatin Vodiçë, në Selenicë të Vlorës janë zbuluar 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Zbulimi u bë nga një firmë, e cila po kryente punimet në zonë. Menjëherë pas zbulimit u njoftuan forcat xheniere për praninë e municioneve të rrezikshme. Ekspertët e xhenios mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë zhvilluan operacionin për identifikimin dhe largimin e predhave. Gjatë ditës së djeshme u gjetën 140 predha, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 të tjera. Pranë urës së Vodiçës janë zbuluar 160 predha të Luftës së Dytë Botërore, të cilat u transportuan nga xhenierët në Tiranë dhe do të kryhen procedurat për asgjësimin e tyre në mënyrë të kontrolluar. Ndërhyrja e shpejtë e...
Burimi:
zeri.ai